Pasi e armatosen Serbinë, ambasadori rus paralajmëron Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëjtë sikurse Serbia, edhe Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Këtë e ka thënë ambasadori i ri rus në Beograd, Botsan Kharachenko, në një takim me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Siç shkruan N1, Kharachenko ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si ‘pjesë të Serbisë’, transmeton Gazeta Express.

Ata në këtë takim ndër të tjera kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Ambasadori rus madje ka thënë se do ta mbështesë policinë serbe me trajnime të ndryshme.

Ky takim i tyre vjen pasi Rusia i ka dhuruar një sasi të madhe armatimi Serbisë, në të cilën përfshihen edhe artileri e rëndë dhe mjete të blinduara.

Për armatosjen e Serbisë kanë folur zyrtarë shtetërorë duke thënë se ata tashmë janë një shtet dhe marrin vendime për të cilat ata konsiderojnë se janë të nevojshme.

Share This Article