Pasi konfirmoi martesën, Rita Ora “tërbon” fansat në një lokal nate

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditë pasi konfirmoi se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi, Rita Ora është shfaqur në një lokal nate në Londër.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka shkëlqyer, ku veç zërit fantastik, ajo ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të mediave rozë. Rita Ora ishte veshur me një fustan të ngushtë, pas trupit, të tejdukshëm, i cili i tregonte format.

Dy ditë më parë, Rita Ora e vlerësoi dasmën e saj si “perfekte”. “

Po, unë jam martuar. Tashmë jam zyrtarisht jashtë “tregut”. Zgjodha ta mbaja sa më private”, ka thënë Rita Ora teksa foli në “Heart Radio Breakfast” për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”.

Më tej, ajo tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të mbajë mbiemrin e saj apo do të marrë atë të bashkëshortit të saj. “E kam menduar që mund të marr edhe mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin që kam. Nuk e di… nuk e kam vendosur ende”.

Teksa foli për ceremoninë, Rita Ora u shpreh: “Ishte e bukur dhe perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç unë e doja dhe e mendoja”, ka thënë Rita duke mos dhënë shumë detaje.

Share This Article