Pasi la gruan, kryeministri kanadez vishet me rozë dhe shikon Barbie-n me të birin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Justin Trudeau është bërë kryefjalë e mediave sërish, katër ditë pasi njoftoi ndarjen e tij tronditëse nga gruaja Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë.

Kryeministri kanadez është shfaqur në krah të djalit të tij adoleshent Xavier në kinema, teksa të dy presin të shohin filmin Barbie që ka mbërthyer publikun anembanë botës.

Por ajo çka ra në sy ishte veshja e tyre rozë. 51-vjeçari postoi foton në Instagram dhe Twitter.

Në postim, Trudeau dhe djali i tij shihen para një posteri të Barbie në kinema, me kryeministrin kanadez që ka veshur një hoodie ngjyrë rozë, ndërsa Xavier një t-shirt fosforeshent me ngjyrën rozë të ndezur.

Mbishkrimi mbi foton ishte: “Ne jemi ekipi Barbie“, duke iu referuar në dukje trendit “Barbenheimer” – me filmat e suksesshëm Barbie dhe Oppenheimer që shfaqen në të njëjtën ditë dhe përballen me njëri-tjetrin në kinematë anembanë botës.

Udhëheqësi i Partisë Liberale rrallë ndan fotografi të fëmijëve të tij në rrjetet sociale, por me postimin e fundit ka treguar se ka një lidhje të ngushtë baba-bir me më të madhin e fëmijëve.

Share This Article