Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë nga vendi, ku Shqipërisë i është larguar “truri”, rinia e arsimuar.
Eksod ka patur edhe tek bluzat e bardha, ku shumë mjekë dhe infermierë janë larguar drejt Gjermanisë, aq sa e detyroi Qeverinë që të bënte një ligj të posaçëm që t’i detyronte studentët e mjekësisë të punonin në Shqipëri pas studimeve.
E për të mbuluar këtë eksod të madh, Edi Rama, gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë Evis Sala, propozoi si zgjidhje afrimin e mjekëve të huaj, ku harron faktin se mjkët nga Shqipëria ikin për shkak të rrogave dhe kushteve.
Edi Rama: Nuk duhet të vendosim asnjë limit në ambicie, ta shohim si të natyrshme të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar të gjithë së bashku veten dhe për ta parë çdo gjë si fillim të ri. Kjo infrastrukturë që nuk ka çfarë ti ketë zili fare as spitaleve më në zë, është për momentin mure, pajisje, dhe hapësira. Sdfia është që edhe shërbimi brenda të jetë në të njëjtin nivel. Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. S’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës, s’ka asnjë arsye pse jo.