Pasi takimit me Veliajn në Tiranë, kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Prishtinës nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. Kujtojmë se dy ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në Tiranë ku edhe u takua me kryebashkikun e Tiranës Erion Veliaj.

Madje gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, së bashku me kryetarin Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëroi në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën “Unë, Mephisto”.

Rama bën me dije se është izoluar menjëherë pasi ka dyshuar se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe se i është nënshtruar testit për COVID i cili më pas i ka rezultuar pozitivë. Ai gjithashtu njofton se ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara, ndërsa thekson se aktualisht nuk ka simptoma , ndërsa vijon të punojë nga shtëpia në koordinimin me ekipin e tij.

Reagimi:

Të dashur qytetarë,

Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.

Covid
3
Y
Share This Article