ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i 18 seconds ago
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6” 3 minutes ago
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë 7 minutes ago
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet 17 minutes ago
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

albnews by albnews
19 November, 2025
in Kosova
0
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tre vjet pasi serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e vendit, vazhdojnë akuzat kundër Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar se populli është “mashtruar” dhe se ata po “hakmerren” dhe “shantazhojnë” këdo që kundërshton politikat e tyre.

Këto ankesa filluan të dalin në publik disa muaj pasi disa qindra punonjës të policisë, drejtësisë dhe administratës lokale në veri të Kosovës dhanë dorëheqje, në fillim të nëntorit të vitit 2022, për shkak të insistimit të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

RelatedPosts

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

Formimi i Qeverisë së Kosovës, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme

Ministri Wadephul: Është mirë që Kosova qëndron në anën tonë, shpresojmë që sa më shpejtë të ketë një Qeveri

Largimin nga institucionet e Kosovës e inicioi Lista Serbe, ndërsa Beogradi zyrtar – që e mbështet partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – e përkrahu këtë vendim.

Punonjësve që dhanë dorëheqje, u ofruan kontrata të përkohshme me pagë nga buxheti i Serbisë. Megjithatë, shumë prej tyre mbetën pa këto të ardhura dhe pa mundësinë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.

Një prej tyre është edhe Sllobodan Rashkoviq nga fshati Dren i Zubin Potokut në veri të Kosovës, i cili thotë se tash e dy muaj nuk e ka marrë pagën nga buxheti i Serbisë prej 66.000 dinarësh, apo rreth 550 euro, si kompensim për dorëheqjen që ka dhënë tre vjet më parë nga Policia e Kosovës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ekzistenca e tij është e kërcënuar, pasi këto të ardhura i kanë shërbyer për të mbajtur familjen. Gruaja e tij është e papunë, ndërsa katër fëmijët janë të mitur.

“Nuk kemi më asnjë të ardhur”

Rashkoviq beson se të ardhurat që merrte nga Serbia i janë hequr, sepse ai nuk e mbështet politikën e Listës Serbe, ndërsa bashkëshortja e tij, Bojana, në zgjedhjet lokale të mbajtura së voni në Kosovë, ka qenë kandidate për asambliste në Kuvendin e Komunës së Zubin Potokut nga radhët e Aleancës së Kosovës.

Rashkoviq thotë se para tre vjetësh ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, pas 20 vjetësh përvojë pune, nga bindja se duhej të shprehte solidaritet me bashkëkombësit e tij.

Nga perspektiva e sotme, ai mendon se ka marrë një vendim të gabuar. Po të ishte e mundur, thotë se do të kthehej menjëherë në Policinë e Kosovës.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tani në detyrë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ligjet nuk lejojnë që policët që kanë dhënë dorëheqje, të rikthehen në punë. Ai ka thënë se organet kompetente kanë pritur 30 ditë që zyrtarët policorë t’i rishqyrtojnë vendimet e tyre, por kjo nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka shpallur disa herë konkurse për t’i plotësuar vendet e punës në komunat në veri të Kosovës.

Rashkoviq thotë se Serbia, përveç kompensimit financiar, i ka hequr edhe shtesat për fëmijë që merrte nga buxheti i saj.

“Nuk kemi më asnjë të ardhur”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka marrë asnjë arsyetim apo vendim, por as nuk është ankuar diku, sepse “nuk ka te kush”.

“Te kush të drejtohem kur ata [Lista Serbe dhe Beogradi] ma kanë hequr rrogën? Nuk e di çfarë të bëj”, shprehet ai.

Angazhimi politik si arsye për ndalimin e të ardhurave

Bashkëshortja e Rashkoviqit, Bojana, thotë se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe, sepse, sipas saj, pozita e komunitetit serb në Kosovë është përkeqësuar dhe se punë gjejnë vetëm “personat e përshtatshëm”.

“Ata mendojnë se vetëm ai që mendon si ata [Lista Serbe] mund të ketë punë e gjithçka tjetër. Kush mendon ndryshe, nuk ka asnjë të drejtë. Për çdo gjë vendosin ata”, thotë Bojana.

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Lista Serbe për akuzat e familjes Rashkoviq, por nuk mori asnjë përgjigje.

As Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes se përse u hiqen kompensimet financiare nga buxheti i Serbisë personave që kanë lënë institucionet e Kosovës.

Përndryshe, gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, Ivan Petroviq dhe Ivan Ristiq nga Ranillugu – komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit – hynë në grevë urie, pasi morën vendimin për shkarkim nga organi i përkohshëm komunal i Kamenicës, që funksionon në kuadër të sistemit serb.

Petroviq ishte kandidat për kryetar dhe asamblist nga Lëvizja Popullore Serbe në Komunën e Ranillugut, ndërsa Ristiq ishte kandidat për asamblist nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ata i thanë Radios Evropa e Lirë më 17 nëntor se kanë paditur Komunën e Kamenicës – që funksionon sipas sistemit serb – në Gjykatën Administrative në Beograd.

Edhe Millosh Kovaçeviq nga fshati Banjë në Komunën e Skenderajt i tha Radios Evropa e Lirë në shkurt të këtij viti se është larguar nga organi i përkohshëm komunal që funksionon brenda sistemit serb, vetëm se në zgjedhjet parlamentare është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe.

Më 16 nëntor, Kovaçeviq tha se është ende pa punë dhe se ndodhet buzë mbijetesës.

Raste të ngjashme janë evidentuar edhe gjatë zgjedhjeve të mëhershme në Kosovë, kur pjesëtarë të komunitetit serb që nuk mbështetnin Listën Serbe, merrnin vendime për shkarkim nga puna.

Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar, gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë, ka hapur shpesh konkurse për vende të reja pune në institucionet e tij.

Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit lokale më 12 tetor, kur Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur konkurs për 400 vende të reja pune në institucionet e saj në Kosovë – gjë të cilën autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si “ndërhyrje në procesin zgjedhor”.

Përgatiti: Valona Tela
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

19 November, 2025
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

19 November, 2025
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

19 November, 2025
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result