“Pasoja të mëdha për rajonin”, deputeti i PD: Të futet në rend dite kërkesa për mocion me debat për gjenocidin në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu denoncoi sipas tij një shkelje të procedurës parlamentare, që sipas tij është me pasoja të mëdha për vendin dhe për rajonin.

Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës.”, tha ai.

Share This Article