“Pasojat e fushatës”/ Kryeministri i Greqisë rezulton pozitiv me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar edhe udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki.

Në një video-selfie të publikuar në mediat e tij sociale, Mitsotakis thotë se puthjet dhe përqafimet e periudhës para zgjedhore mund të jenë të këndshme, por me raste vijnë edhe me pasoja.

“Sot bëra testin për Covid, jam pozitiv,” shton ai.

Më tej, kryeministri grek shtoi se për disa ditë do t’i duhet të qëndrojë në izolim në shtëpi.

Megjithatë, me shaka, ai kujtoi se qytetarët mund ta gjejnë në TikTok.

Share This Article