Pasojat ekonomike të luftës Rusi-Ukrainë, Borrell: Çmimi i energjisë do të rritet, është e qartë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme Josep Borrell ka folur rreth krizës në Ukrainë dhe pasojave ekonomike në shumë vende. Ai ka thënë se si pasojë do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Sipas tij veprimet dhe reagimet do të kenë pasoja ekonomike teksa bëri thirrje për të ndihmuar Ukrainën.

“Çmimet e energjisë do të rriten, kjo është e qartë, ne mund të vendosim subvencione, ndihma për më të cenuarit por jemi në një situatë që veprimet apo reagimet tona do të kenë pasoja ekonomike, mos mendoni se kjo që duhet të bëjmë nuk ka pasoja për ukrainasit. Ne duhet t’i ndihmojmë ata. Dhe nëse nuk e paguajmë këtë çmim sot, ne do të paguajmë një çmim më të lartë nesër.”

Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell në një konferencë për shtyp.

Share This Article