ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë 4 hours ago
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni? 4 hours ago
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video) 4 hours ago
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë 4 hours ago
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK çon në gjyq Rezart Taçin

albnews by albnews
28 October, 2022
in Albania
0
“Pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal”, SPAK çon në gjyq Rezart Taçin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka përfunduar hetimet për Rezart Taçin, Artur Ballën e Bledar Lilon dhe kërkon gjykimin e tyre për tri vepra penale, mes të cilave “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Në njoftimine SPAK thuhet se të “pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale”.

RelatedPosts

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri.

NJOFTIM I PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

 “Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.211, viti 2021”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë proçedim penal është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale. Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qënë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vende të tjera.

Gjatë hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë procedim penal është vendosur masa e sekuestrimit për shumën monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro, të bllokuara në një llogari bankare në një bankë të nivelit dytë në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.10.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

21 December, 2025
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni?

21 December, 2025
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

21 December, 2025
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result