Pastrimi i parave vijon të jetë një problem për qeverinë gjermane. Sipas raportit të fundit të Task Forcës për Veprimtari Financiare, Gjermania mbetet destinacion tërheqës për pastrimin e parave.
Raportit i parapriu Ministri i Financave Christian Lindner, i cili paralajmëroi ngritjen e një autoriteti për luftimin e pastrimit të parave.
Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet e dyshimta të qarkullimit të parave. Paraprakisht, Ministri Lindner duhet të sqarojë detajet e planit të tij në koalicionin qeveritar. Deri më tani të Gjelbrit dhe SPD kanë miratuar në parim projektin.
Përveç zyrës së re, qeveria do të krijojë dhe një qendër të re koordinimi për sektorin jofinanciar, e cila do të merret me pasuritë e paluajtshme, sektorin e ndërtimit dhe lojrat e fatit.
Në 8 vitet e fundit, Gjermania ka marrë një sërë masash për të luftuar pastrimin e parave, por ato nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë”, deklarojnë ekspertët.