Pastroi 140 mijë metra katrorë nga minat, ngordh miu Magawa që njihej si deminer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miu Magawa i cili u bë i njohur kur edhe u nderua me medalje për trimëri dhe largimin e suksesshëm të minave, ka ngordhur në moshën 9-vjeçare, shkruan CNN.

Karriera prej deminerit, Magawit i zgjati pesë vite, e gjatë asaj kohe nuhati dhe gjeti mbi 100 mina dhe lëndë tjera shpërthyese në Kamboxhia.

Ai njëherit është miu më i suksesshëm, i cili për gjetjen e minave u trajnua nga organizata humanitare belge Apopo.

Magawa gjatë karrierës pastroi mbi 140 mijë metra katrorë – ekuivalent me 20 fusha të futbollit.

Ai peshonte 1,2 kilogramë dhe ishte 70 centimetra i gjatë – mjaftueshëm që të mos aktivizojë minat mbi të cilat kalonte.

Për të pastruar një hapësirë sa fusha e tenisit i janë dashur vetëm 20 minuta “kërkime”, derisa një njeriu me detektor të metaleve i duhen deri në katër ditë.

Share This Article