Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë.
Mes tyre, siç shkruan Shqip, mund të përmendim banesën në Holandë, Tiranë dhe Durrës, por edhe sende të çmuara siç ishte ora e dorës, servisi i porcelanit apo unaza e diamantit me vlerë 11 mijë euro.
Ndërkohë, Basha deklaronte edhe një kredi me principal 204 mijë euro, nga e cila kishte ende pa shlyer edhe 198 mijë euro.
Përgjatë viteve, veprimet në deklaratën e pasurisë së zotit Basha nuk kanë qenë të shumta, ndonëse ai ka shitur në vitin 2007 banesën në Holandë për një vlerë prej 250 mijë eurosh dhe një vit më pas edhe apartamentin në Durrës me vlerë 45 mijë euro.
Deri në vitin 2018, çifti Basha deklaron të ardhura të konsiderueshme kryesisht nga pagesa e zotit Basha në kuvend dhe pagesa bashkëshortes së tij, Drejtore Programesh në EWCP. Megjithatë në deklaratën e tyre nuk ka të dhëna për llogari bankare apo lëvizje të tjera pasurish./ Marrë nga Opinion