Pasuria e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos vijon të rritet me ritme të larta me kalimin e kohës. Bezos është bërë së fundmi njeriu me pasurinë më të madhe të regjistruar ndonjëherë nga një njeri më parë.
Ai zotëron një vlerë neto që u rrit në 171.6 miliardë dollarë këtë javë, më shumë se PBB-ja e Hungarisë ose Algjerisë, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore.
Kjo vetëm një vit pasi dorëzoi një pjesë të pasurisë së tij në divorcin më të shtrenjtë në histori.
Aksionet e Amazon u rritën në vlera rekord dhe kompania që Bezos themeloi 26 vite më parë, sot ka vlerë prej 1.54 trilionë dollarë.
Bezos i cili zotëron 11.1% të kompanisë ka një pasuri prej 182.6 miliardë dollarë, rekordi më i ri në listën e më të pasurve të botës së Forbes.
Aksionet e Amazon ranë me 15% në dy javët e para të muajit Mars dhe tashmë janë kthyer duke u rrit me 80%. Bezos mori titullin si njeriu më i pasur i botës në korrik të 2017-ës edhe pse zgjati vetëm pak ditë.
Në Tetor të 2017 përsëri u ngjit në pikën më të lartë. Një vit më vonë pasuria e tij arriti 160 miliardë dollarë. Aktualisht është 70.2 miliardë dollarë më i pasur sesa Gates i cili është i dyti me pasuri prej 110.4 miliardë dollarë.
Pas divorcit, Bezos e transferoi tek gruaja e tij ¼ e pasurisë. Ajo sot zotëron 59.8 miliardë dollarë pasuri. Nëse Bezos do të kishte mbajtur pasurinë e plotë, sot do të kishte 240 miliardë dollarë.