Patrullimet me KFOR, ushtria e Serbisë në kufirin me Kosovën: Kontrollojmë krahinën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këta ushtarë të Serbisë janë fare pranë territorit të Kosovës. Nuk bëhet fjalë për një kërcënim, por për një patrullim të zakonshëm të tyre bashkë me forcat e KFOR-it.

Në arsyetimin e bërë publik nga Forcat e Armatosura të Serbisë thuhet se kanë monitoruar atë që e konsiderojnë vijë administrative me Kosovën, konkretisht kufirin mes vendeve.

Por Ministria e Mbrojtjes e Beogradit provokon duke e konsideruar Kosovën, një krahinë të Serbisë.

“Kemi shkëmbyer informacione për gjendjen në terren dhe u mblodhën të dhëna që mund të jenë të rëndësishme për realizimin e detyrave në periudhën e ardhshme”, lexohet në njoftimin e ushtrisë serbe.

Nënkoloneli foli për reagimin ndaj ngjarjeve që kërkojnë përgjigje urgjente.

“Linjat e krijuara të komunikimit mundësojnë shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit, nëse bëhet fjalë për zbatimin e rregullt rë detyrave ose për ngjarje që kërkojnë reagim urgjent i njërës nga palët. Në zonën e alternuar të përgjegjësisë së Forcave të Armatosura të Serbisë… dhe fushën e përgjegjësisë së KFOR-it, besimi i ndërsjellë është ndërtuar. Gjatë takimeve shkëmbehen informacione për aktualitetin, gjendjen e sigurisë në territorin e krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë dhe vijat më të gjata administrative. Në takime pajtohemi për masat për përmirësimin e gjendjes së sigurisë”, tha Gjeorgje Petroviç.

Në njoftimin e ushtrisë serbe thuhet se patrullimet e njëkohshme me KFOR-in kanë ndikuar në uljen e numrit të aktiviteteve të paligjshme në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe përmirësimin e situatës së sigurisë.   

Share This Article