Paul Pogba reagon ashpër ndaj mediave britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paul Pogba ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tabloidit anglez “The Sun”, të cilin e ka akuzuar për shpifje, duke iu referuar artikullit që thoshte se mesfushori francez ka injoruar trajnerin Solskjaer pas ndeshjes ndaj Liverpool.

“The Sun” shkoi edhe më tej, duke shtuar se menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka ndërprerë negociatat e rinovimit me Manchester United pas episodit mes palëve, megjithatë vetë francezi i ka quajtur këto trillime.

“Media dëshiron të krijojë ende polemika me lajme tërësisht false. Gënjeshtër e madhe, për një lajm të pavërtetë, Gazetarët përdorin emrin tim për të rritur audiencën e tyre, duke shpikur lajme”, shkroi Pogba.

Share This Article