Ish-mesfushori ka analizuar merkaton e klubit duke u ndalur edhe te afrimi i Cavanit duke e konsideruar të pakuptimtë.
Në orët e fundit të merkatos, Manchester United ia doli të bind Edinson Cavanin të firmos me klubit. Sulmuesi u largua pas 7 viteve nga PSG dhe do të provojë për herë të parë emocionet që të dhuron Premier League. “El Matador” firmosi një kontratë 2-vjeçare me Manchester United. Ardhja e sulmuesit te Manchester United nuk ka bindur një legjendë si Paul Scholes, ish-mesfushori ka analizuar merkaton e klubit duke u ndalur edhe te afrimi i Cavanit duke e konsideruar të pakuptimtë.
“Padyshim që në të kaluarën ai ishte një sulmues i shkëlqyer. Nuk ka dyshime. Por ai është 33 vjeç dhe dukej në prag të pensionit. Nuk luajti shumë te PSG sezonin e kaluar. Pesë ose gjashtë vjet më parë, po, do të kishte qenë një transferim i shkëlqyer dhe ndoshta mund të na kishte çuar në nivelin tjetër, por tani nuk mendoj kështu.
Me sulmuesit që kemi, Cavani duhet të kishte ardhur në huazim, por ai nënshkroi për dy vjet. Më duket shumë e çuditshme”, u shpreh ish-mesfushori legjendar i “Djajve të Kuq”.