Paundi britanik ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 129.5 lekë dhe është shitur me 131.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan është blerë sot me 107.1 lekë dhe është shitur me 108 lekë me një rikuperim të lehtë nga dita e djeshme por duke qëndruar ende në kuota negative përballë monedhës vendase.
Monedha europiane sakaq ka shënuar edhe ajo zbritje të ndjeshme të kuotës teksa ka arritur nën 114 lekë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.5 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi krahasuar me dje blihet sot me 114.9 lekë dhe shitet me 115.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN