ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 8 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 8 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 8 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 9 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pavarësisht bisedimeve të paqes, ukrainasit përgatiten për një luftë të gjatë

albnews by albnews
1 April, 2022
in Bota
0
Pavarësisht bisedimeve të paqes, ukrainasit përgatiten për një luftë të gjatë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Ukrainën perëndimore, banorët thonë se pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, ata janë të përgatitur për një luftë të gjatë. Ata thonë se nuk do të pranojnë një marrëveshje paqeje që i jep Rusisë territore, madje edhe nëse udhëheqësit e tyre mund të arrijnë përfundimisht një marrëveshje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock, sjell të rejat e fundit nga qytetet Ternopil dhe Lviv në Ukrainë.

Në Ternopil, një qytet në perëndim të Ukrainës i mbushur me familje të zhvendosura, punonjësit e ndihmave po përgatisin ushqime, rroba dhe gjëra të tjera të nevojshme për viktimat lokale të luftës dhe për t’i dërguar në lindje, ku betejat ende vazhdojnë pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme të paqes.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

Shumë prej tyre thonë se nuk duan një marrëveshje paqeje që do t’i jepte territore Rusisë, ndaj ata po përgatiten që lufta të zgjasë me muaj apo edhe më gjatë.

“Ne nuk duam që këto bisedime paqeje të përfundojnë në një marrëveshje që do të ishte e keqe për Ukrainën. Ne duam të çlirojmë tokën tonë dhe për këtë jemi gati të luftojmë deri në fund”, thotë Ivanna Hoshii, banore e qytetit Ternopil.

Udhëheqësit fetarë të zonës i bëjnë jehonë ndjenjës popullore, por ata shqetësohen për ndikimin shkatërrues që lufta ka patur tashmë tek luftëtarët dhe civilët ukrainas, duke përfshirë miliona të larguar.

“Lufta sjell kaos dhe shkatërrimin. Njerëzit rrënohen përbrenda sikurse shkatërrohen qytetet. Nuk je më i njëjti njeri pas luftës”, thotë Mykola Kwich, kapelan ushtarak.

Qytetet e mëdha në lindje tani duken të braktisura. Rajonet në perëndim, si qyteti Lviv, janë të mbushura me njerëz të zhvendosur, shumë prej tyre të ndarë nga të dashurit e tyre.

“Vajza me fëmijët janë në Sllovaki. Vajza e madhe është në Kiev dhe unë dhe dhëndri im jemi këtu në Lviv”, thotë Lyubava, një fermere e zhvendosur.

Ajo shpreson që lufta të përfundojë së shpejti sepse fermerët duhet të fillojnë mbjelljet nëse do të ketë korrje këtë vit.

Punonjësit e ndihmave në Ternopil thonë se kanë frikë se Ukraina mund të mbetet në një luftë të pafund. Ndërsa ata mund të refuzojnë idenë e heqjes dorë nga toka ukrainase, disa vullnetarë thonë se ende i mbështesin bisedimet e paqes.

“Gjithmonë duhet të ngresh zërin. Njerëzit e zgjuar duhet të flasin sepse natyra njerëzore është krijuar në mënyrë që njerëzit të komunikojnë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një armëpushim”, thotë Roman Demush, një prift që po jep ndihmën e tij.

Ai thotë se kur udhëheqësit negociojnë, kjo ul dhunën në terren. Por klerikë të tjerë paralajmërojnë se nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të jetë e vlefshme vetëm nëse njerëzit mbajnë premtimet e bëra në pakt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result