regtia e Kinës me pjesën tjetër të botës arriti në nivel rekord muajin e kaluar, pavarësisht frikës se kriza globale në transportin detar do ta pengonte ekonominë.
Në krahasim me vitin e kaluar, eksportet e kinës shënuan rritje për 25.6 për qind dhe shkuar në 294.3 miliardë dollarë, sipas statistikave doganore të publikuara të martën. Importet shënuan rritje për 33.1 për qind dhe shkuan në 236 miliardë dollarë. Të dyja shifrat janë rekorde, shkruan CNN.
Rritja masive krahasohet me shifrat e vitit 2020, të cilat ishin përkeqësuar nga ndikimi i pandemisë së koronavirusit, por numrat e gushtit janë gjithashtu më të lartë se pritjet e ekonomistëve dhe paraqesin rritje më të madhe se rritja e korrikut.
Eksportet u ndihmuan nga shitja e pajisjeve elektrike. Tregu më i madh i Kinës ishin Shtetet e Bashkuara, të cilat blenë 51.7 miliardë dollarë mallra nga Kina vetëm në muajin gusht.
Ekonomia kineze i ka shpëtuar më mirë krizës së pandemisë në krahasim me ekonomitë tjera të mëdha. Megjithatë, ajo përballet me shumë sfida. Në javët e fundit, Kina shënoi përhapjen më të madhe të virusit në një vit dhe autoritetet morën masa të ashpra përmes pezullimit të tregtisë e vendosjes së karantinës në disa qytete.