Pavarësisht masave të rrepta, Australia shënon rekord të rasteve me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Australia, që po përballet me valën më të rëndë të përhapjes së koronavirusit që nga fillimi i pandemisë, të shtunën shënoi 1.756 raste për 24 orë, që është shifra më e lartë ditore deri më tash. Zyrtarët kanë frikë se më e keqja ende nuk ka ardhur dhe i bënë thirrje popullit për vaksinim.

Shumica e rasteve të reja u regjistruan në rajonin e Uellsit të Ri Jugor, që po përballet me përhapje të madhe të variantit Delta që nga mesi i qershorit. Ky rajon për një ditë raportoi 1.533 raste të reja dhe katër vdekje, shkruan Reuters.

Duke besuar tashmë që virusi nuk mund të eliminohet plotësisht – strategji e suksesshme e përdorur nga disa rajone në valët e mëparshme – autoritetet në Viktoria dhe në Uellsin e Ri Jugor po mbështeten në vaksinime për t’i bërë rastet më pak përhapëse.

Vetëm rreth një e treta e personave mbi moshën 16-vjeçare është vaksinuar, ndonëse procesi është zgjeruar së fundi. Qeveria federale po mundohet që sa më shpejt të sigurojë më shumë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Australia ka regjistruar gati 60.000 raste me Covid dhe 1.036 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Këto shifra janë shumë më të vogla krahasuar me shtetet që kanë numër të ngjashëm të popullsisë.

Share This Article