Kompania ndërkombëtare për transaksione financiare PayPal ka njoftuar se do të pranoj kriptovalua për te gjithë klientët në Britani të Madhe.
Sipas tyre, kjo shënon zgjerimin e parë ndërkombëtar të shërbimeve jashtë Shteteve të Bashkuara.
Me mbi 403 milionë llogari aktive në nivel botërore, PayPal me bazë në San Jose të Kalifornisë është një nga kompanitë më të mëdha financiare kryesore që u ofron konsumatorëve qasje në kriptovaluta, përcjell Telegrafi.
Në fillim të viti, PayPal nisi blerjen dhe shitjen e kriptovalutave në Shtetet e Bashkuara, duke u mundësuar më vonë klientëve të përdorin këto për të sjellë miliona tregtarë në platformën e saj.
Kompania shpreson se qasja e saj në klasën e re të aseteve do të inkurajonte përdorimin botëror të kriptovalutave dhe do të përgatiste rrjetin e saj për këto që mund të zhvillohen nga korporatat dhe bankat qendrore.
Konsumatorët do të jenë në gjendje të blejnë Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash përmes portofolave të tyre në PayPal.
Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.
Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.