Pazari për kryeministrin zbeh gjasat për koalicionin e opozitës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pazari për postin e kryeministrit ka zbehur shanset për mundësinë e koalicionit parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas entuziazmit fillestar, janë rikthyer kritikat e ndërsjella mes subjekteve që përbënin opozitën kryesore në legjislaturën e gjashtë.

Anëtari i Kryesisë së LVV-së, Xhelal Sveçla, e ka quajtur veprim tinëzar të LDK-së, nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre. Përmes një postimi në Facebook, Sfeçla ka thënë se Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga dy subjektet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, kjo sjellje e LDK-së vazhdon qysh prej një viti, “me hezitim e mos sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV-së për bashkëpunim”.

“Dhe është pikërisht kjo tinëzari e LDK-së që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV-në me të njëjtën margjinë. Tash mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e Sveçlës erdhi ditën kur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime përkrahi propozimin e Kryesisë që Vjosa Osmani të jetë mandatare e kësaj partie për kryeministre.

Share This Article