Thirrjen për të marrë me vete fëmijët në protestën kombëtare të opozitës, Lulzim Basha e përsëriti sërish.
Ajo e 8 korrikut do të jetë protesta e parë pas zgjedhjeve, ndaj mesazhi kryesor, të cilin e bëri publik vetë kryetari demokrat, do të jetë ajo që ndodhi më 30 qershor.
Me herët Partia Demokratike denoncoi me pamje filmike mbushjen e kutive të votimit, në Kavajë, nga komisionerë të Partisë Socialiste.
“Mund
ta shihni ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit
komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit. Ky
komisioner dhe të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për
veprën penale të mbushjes së kutive.
Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të
dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë,
përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë
që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues
të paraqitur”, ka thënë Oerd Bylykbashi.
Në një tjetër dalje, demokratët bënë publike 20 bashkitë, që sipas saj pjesëmarrja u ndryshua nga 5 përqind deri ne 45 përqind.
“Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e falsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Falsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind”, është shprehur në fjalën e tij Ivi Kasa.
Në daljen e tretë, brenda ditës, demokratët dënuan kërcënimin e kryetarit të KQZ.
Edi Paloka pasi bëri përgjegjës Kryeministrin, kërkoi arrestimin e autorit./TCH/