PD akuzon qeverinë për rritjen e çmimit të naftës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Projektligjin e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për depozitat e naftës që pritet të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë, PD e konsideron si vjedhje të Edi Ramës nëpërmjet të agjensive shtetërore.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, akuzon kryeministrin Edi Rama se me këtë nismë po i hap rrugë një tjetër koncensioni klientelist.

Spaho: Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetëore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize. Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”. Një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës.

PD ngre alarmin  se me rritjen e prishme të çmimit të naftës, qytetarët shqiptarë do të goditen  rëndë në ekonominë e tyre familjare.

Spaho: Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët.

Por opozita parlajmëron se me ardhjen e saj në pushtet do të anulojë taksën mbi karburantet, si dhe do të ulin me 30 lekë çmimin për çdo litër naftë.

Të hënën është lajmëruar një protestë e qytetarëve përmes shpërndarjes së një thirrjeje në rrjetet sociale.

Të gjithë drejtuesit duhet të fikin automjetet e tyre nga ora 12:00-15:00 për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës./Ora News/

Share This Article