ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 5 hours ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 5 hours ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 5 hours ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 12 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

PD, Çollaku: Deputetë të opozitës po i hapin luftë edhe Gjermanisë, sikundër SHBA-së dhe Britanisë

albnews by albnews
18 September, 2023
in Shqiperia
0
PD, Çollaku: Deputetë të opozitës po i hapin luftë edhe Gjermanisë, sikundër SHBA-së dhe Britanisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar të dielën votën kundër nga disa deputetë të opozitës, në lidhje me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Faceboook, Çollaku shprehet se “të votosh kundër e të bllokosh grandet (ndihmat) dhe projektet e qeverisë gjermane, është si të votosh kundër bashkëpunimit me Gjermaninë dhe me BE-në”.

RelatedPosts

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

E rrallë në Vlorë/ Vlonjati kap peshkun ton, e merr në krahë dhe e çon në shtëpi 

Sipas tij, vota kundër e disa deputetëve të opozitës është dëshmi se “nuk ka asgjë opozitare, të paktën për një opozitë demokratike properëndimore.”

“Për opozitat me frymëzime leniniste që po lindin mbase, por për PD kjo nuk do të ndodhë kurrë”,- shkruan Çollaku.

Sipas tij, të votosh si opozitë kundër bashkëpunimit me aleatët strategjikë është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës, “pasi një opozitë e izoluar e në konflikt me partnerët ndërkombëtarë është një opozitë e dobët”.

“Nëse për të fituar ndonjë biletë në rreshtin e dytë apo të tretë të “Rithemelimit” apo të LSI-së (se rreshtat e para janë zënë) u duhet të hapin luftë edhe Gjermanisë, sikundër SHBA-së dhe Britanisë… Zoti ua drejtoftë mendjen dhe rrugën, pasi këtu ndahemi pa asnjë keqardhje me këdo”- mbyll postimin Çollaku.

Çfarë parashikon marrëveshja

Sipas projektligjit, marrëveshja me Gjermaninë parashikon dhënien e një grandi me një vlerë 5.6 milionë euro, që do të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm, për sa i takon asgjësimit të mbetjeve në landfille, në përputhje me direktivën e BE-së, edhe në 10 bashki të tjera të vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result