PD çon “Becchettin” në Kushtetuese, Duma: Do luftojmë deri në fund, faturën 120 milionë euro do ta paguajë Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese cështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti, të cilin Kuvendi e rrëzoi.

Nga jashtë  Gjykatës foli për mediet Grida Duma e cila u shpreh se PD do të luftojë deri në fund që 120 milionët mos i paguajnë shqiptarët, por Rama.

Duma: Komisioni Hetimor po vonon për çështjen Becchetti, por nuk pengohet dot plotësisht. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi mos jetë e penguar plotësisht dhe e harruar dhe këtë do të bëjmë sepse 120 milionë euro i arbitrazhit  që ndëshkon Shqipërinë, që ta paguajnë shqiptarët kur shkaktar është Rama dhe qeverisja për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një medie. Shkaktarë janë ata duke influencuar edhe te Gjykatat shqiptare të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga Gjykatat Ndërkombëtare. Ne do të  luftojmë deri në fund që 120 milionët mos t’i paguajnë shqiptarët, por Rama.

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se opozita ka depozituar në SPAK kallëzim për këtë çështje që kur u bënë të ditura faktet në muajin prill.

Bardhi: PD ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësinë administrative se cili prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur me pasojat financiare që sjell ky vendim. Që në prill kur janë publikuar faktet  kemi depozituar kallëzim penal në SPAK.

Opozita ka kërkuar Komision Hetimor edhe për inceneratorët./Ora News/

Share This Article