PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Partia Demokratike ka denoncuar një rast, sipas tyre të manipulimit me vota në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, përmes fenomenit të “trenit bullgar”.

Sipas PD, manipulimi i votave dëshmohet përmes një videoje të postuar në Facebook nga kryetarja e degës numër 9, Eda Grimci, ku shihet se fletët e votimit janë të palosura në të njëjtën formë e simetri dhe janë të bashkuara.

Demokratët pretendojnë se kjo provon se fletët janë të falsifikuara dhe dëshmon fenomenin e njohur të manipulimit të votës me termin “treni bullgar”, që është konstatuar nga grupi i numërimit 40 në shkollën “7 Marsi”.

“Treni bullgar”, si fenomen i manipulimit të zgjedhjeve është përdorur për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2007 në Bullgari.

Share This Article