Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Partia Demokratike ka në ashtën e saj sipërmarrjen e lirë shqiptare e në veçanti sipërmarrjen e vogël e të mesme.
Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe pjesëmarrësve të Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.
Lulzim Basha: I nderuar zoti kryetar i Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, të nderuar anëtarë të kryesisë, është një kënaqësi dhe një nder i veçantë që ndodhem sot këtu në selinë e Partisë Demokratike në një takim që konkludon vite bashkëpunimi dhe qëndrimi krah njëri-tjetrit. Dua t’jua them ju dhe përmes jush të gjithë sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri. Për mua personalisht ka qenë një objektiv parësor që forcën politike që lindi me idealet e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë, Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi nga lëvizja e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, që ka në ashtë interesat e të përndjekurve dhe pronarëve ta ktheja po kështu edhe në forcën politike të sipërmarrjes shqiptare. Të sipërmarrjes së lirë shqiptare e në veçanti të sipërmarrjes së vogël e të mesme. Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët. Në këtë afërsi që kemi gjetur me njëri-tjetrin, në fakt sa herë jemi takuar në ditët më të vështira kur jeni goditur nga represion, dhuna dhe arbitrariteti qeveritar, ju kam thënë jeni në shtëpinë tuaj. Dhe sot ju them përsëri, mirë se vini në shtëpinë tuaj! Por dua ta bëjë farë të qartë, unë nuk e di nëse jeni demokrat apo socialist, apo nëse jeni pjesëtar apo votues të partive të tjera tradicionalisht. Unë ju ftoj në shtëpinë tuaj sepse kjo është shtëpia e sipërmarrjes së lirë. Dhe duke bërë këtë të mundur, gjatë këtyre viteve kemi realizuar edhe një objektiv parësor të familjes politike europiane të cilës i përkasim, Partisë Popullore Europiane, partisë më të madhe politike në parlamentin Europian, që drejtuesin në Komisionin Europian, kryekomisioneren Von Der Leyen që ka kryeministrat më të fuqishëm të Europës dhe për mua si kandidati për kryeministër sot dhe me përgjegjësinë e drejtimit të qeverisjes së vendit nesër. Nuk ka nder dhe kënaqësi më të madhe sesa ta nisim me këtë partneritet me biznesin, me sipërmarrjen e në veçanti me sipërmarrjen e vogël e të mesme që përbën 98.5% të sipërmarrjes shqiptare. Ju jeni një pasuri, një thesar, ju jeni forca që lëvizi vendin më të varfër të Europës në vitet 90’ nga një varfëri ekstreme që mund të krahasohej vetëm me vendet më të varfra të Afrikës. Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë. Asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme dhe të vogël vendin që i takon. Qëllimi kryesor i Shqipërisë, qëllimi kryesor i shqiptarëve pa dallim bindjes politike është anëtarësimi në Bashkim Europian. Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian do të garantojë njëherë e përgjithmonë që kurrë të mos përsëritet një cikël 8-vjeçar apo qoftë edhe 4-vjeçar si ky që do lëmë bashkë pas me datë 25 prill. Një cikël pasigurie, terrori, masash të njëpasnjëshme që kanë goditur në palcë ekonominë duke goditur në veçanti sipërmarrjen e vogël. Kjo është arsyeja pse jemi rreshtuar në krahun tuaj. Kur u rritën çmimin e energjisë që ishte fillimi i rënies ekonomike dhe i goditjes së biznesit të vogël. Kur insistuan për kasa fiskale vetëm e vetëm për të bërë tendera fiktivë dhe për t’ju zhvatur ndërkohë që asnjë shërbim real nuk erdhi në kuptimin e formalizmit apo të përmirësimit të gjendjes ekonomike. Kjo ishte arsyeja pse protestuam për dy vjet me radhë kundër vendimit absurd, do të thoja kriminal të futjes së TVSH-së në biznesin e vogël që tani kryeministri në largim thotë që do ta heqë pa guxuar as ta shohë në sy sipërmarrjen dhe t’i thotë më fal sepse siç e tha opozita ky nuk ishte vetëm një gabim, por ishte një goditje e fortë në stomakun e ekonomisë shqiptare që e uli në gjunjë ekonominë shqiptare sepse goditi pjesën më vitale të saj biznesin e vogël, biznesin mesëm. Sot jemi në një krizë të thellë ekonomike që është produkt i 8 viteve dështimesh dhe vendimesh anti-biznes. Sot jemi në një situatë ku 3, 4 apo 5 njerëz që i thonë vetes biznesmenë por që jam i bindur që pa shtetin nuk hapin dot një kioskë jo më biznes, janë oligarkë që jetojnë si shushunja në biznesin e ndershëm, mbi kurrizin e taksapaguesve shqiptarë dhe kemi gjithë botën tjetër të biznesit që mezi po pret çlirimin me datën 25 prill. Dhe kam kënaqësinë që disa nga aspektet kryesore të çlirimit të klimës pozitive ekonomike, të zhvillimit që do të pasojë, t’i njoftojmë sot në këtë paketë, në këtë marrëveshje me Shoqatën e biznesit të Vogël e të Mesëm të Shqipërisë dhe Partinë Demokratike. Një angazhim të përbashkët në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri. Ndaj pa e zgjatur më shumë më lejoni për hir të transparencës por edhe për kënaqësinë e madh që kam ti referohem në mënyrë të përmbledhur marrëveshjes që kemi gati të nënshkruar. Duke njohur faktin që biznesi i vogël dhe i mesëm është motori i ekonomisë shqiptare dhe ai përbën mbi 98.8% të numrit të përgjithshëm të bizneseve si dhe punëson rreth 52% të numrit të përgjithshëm të punësuarve në sektorin privat. Duke njohur faktin se biznesi i vogël dhe i mesëm është instrumenti më i fuqishëm për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e mirëqenies ekonomike të qindra, mijëra familjeve shqiptare dhe se politikat e qeverisë kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi biznesin e vogël dhe të mesëm. Duke njohur faktin se rritja dhe fuqizimi i ekonomisë shqiptare do të mundësohet etëm nëpërmjet rritjes së konkurueshmërisë së biznesit të vogël dhe të mesëm, kualifikimit të forcës punëtore, rritjes së inovacionit dhe zhvillimit teknologjikë, duke njohur faktin se Shqipëria ka detyrimin të përshtasë politikat e saj në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm me politikat e Bashkimit Europian si detyrim thelbësorë ndaj marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe do të shtoja edhe si besimi i pa tundur i Partisë Demokratike edhe i imi personal. Nisur nga fakti se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket inovacionit dhe konkurueshmërisë ekonomike. Nisur nga fakti, se qeveria e sotme është jo meritokratike, politike thellësisht e pa aftë për të prodhuar politika në mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm. Duke njohur faktin se në këto vite arbitrariteti dhe arroganca e qeverisë, taksat e rritura eksponencialisht, mbështetja haptazi e ortakëve, oligarkëve, klientëve që kanë njohje dhe lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin kanë krijuar klimën më të rëndë dhe të pa pranueshme për të bërë biznes në Shqipëri, me rezultat falimentimin, evazionin fiskal dhe informalitetin e lartë. Nisur nga fakti që hapësirat ekonomike ku bizneset konkurruese mund të zhvillohen janë shuajtur duke sjellë falimentimin e pa precedent të dhjetëra, mijëra biznese të vogla dhe të mesme. Nisur nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale që vendi po përjeton prej vitesh si dhe nga efektet shkatërruese të pandemisë mbi ekonominë shqiptare e cila është lënë nga qeveria në ikje në mëshirë të fatit. Nisur nga fakti se politikat ekonomike të qeverisë kanë dështuar plotësisht duke eleminuar transparencën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme në vend si dhe duke prodhuar korrupsion të rëndë, fakte që kanë sjellë rënien e ndjeshme të besimit të investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë shqiptare, nisur nga fakti se qeveria me vetëdije të plotë ka ngritur një sistem ekonomik ku vetëm të preferuarit e saj shpërblehen dhe ku një grusht oligarkësh kontrollojnë sot efektivisht të gjithë sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, nisur nga faktet se në vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë rënë në mënyrë dramatike dhe sot jo vetëm nuk ka më investitorë të huaj serioz që e zgjedhin vendin tonë por shumë prej tyre janë larguar duke vënë në rrezik stabilitetin makroekonomik të vendit, ne, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Shoqata e Biznesit të Vogël në Shqipëri deklarojmë me përgjegjësi të plotë publike nënshkrimin e kësaj marrëveshje:
- Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti nëpërmjet: çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte, thellimin e reformës rregullatore me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit, uljen e kostos për biznesin dhe eleminimin e arbitraritetit qeveritar, rritjen e transparencës dhe të konkurueshmërisë në treg, mbështetjen biznesit të vogël- të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë
- Masa të rëndësishme rregullatore dhe fiskale të cilat do të përfshijnë: inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, paralelisht me këtë reformë të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut. Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë, përmes:
A) Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Dua të ndalem këtu.
B) Vendosja e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore. Ky është angazhimi ynë. E kemi diskutuar, e kemi shpallur, jo prej muajsh por prej vitesh, për të hedhur poshtë çdo gënjeshtër dhe çdo mashtrim që lidh këtë me taksën e sheshtë 9% që aplikohet për biznesin e madh. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %. Sigurisht do ti inkurajojmë ti kenë edhe më të ulëta, por nuk do ti lejojmë në asnjë rast të jenë më të larta. Kufizimin me ligj pra të taksave vendore për të mundësuar këtë tavan çfarë do të sjellë edhe reduktimin e ndjeshëm të detyrimeve fiskale. Pagimin e kuotave fikse nga biznesi i vogël do ta shoqërojmë me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e të cilës është edhe ndalim kalimi apo shenja stop për kontrollin dhe inspektimin. Pulla fiskale në ambientet e bizneseve të vogla që është një zotim i kahershëm i planit tone ekonomik, që është padiskutim edhe një nga elementët që ne kemi hartuar, diskutuar, që është mirëpritur gjerësisht nga të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme anembanë Shqipërisë.
Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër. Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm. Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse. Këtu dua të ndalem dhe të theksoj se projekti i tretë apo i katërt i fiskalizimit, një projekt thellësisht korruptive do të abortohet do të hetohet, përgjegjësit do të çohen para ligjit dhe çdo pagesë e kryer deri në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes nga Partia Demokratike do të rimbursohet nga qeveria ime e ardhshme. Adaptimin e kritereve mbështetëse për biznesin e vogël dhe të mesëm, për akses prioritar në furnizime me mallra dhe shërbime të sektorit publik. Praktika e sotme ku të gjitha prokurimet publike shkojnë në xhep të disa oligarkëve, ndërsa nënkontraktohet caktohen me kushte skllavërues do të marrë fund. Për këtë qëllim Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet se në qeverisje të vendit do të mbështesë në frymën e kësaj marrëveshjeje , veprimet dhe aksionet e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesit të Shqipërisë, për mbrojtjen e interesit të saj të ligjshme. Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë merr angazhimin për të mbështetur fuqimisht politikat dhe programet që ka si objektiv rritjen ekonomike të vendit të tërësi dhe mbështetjen e zhvillimin e biznesit të vogël në veçanti. Si dhe angazhohet të informojë bizneset për çdo ndryshim ligjor të marrë në konsultim me qeverinë. Ajo do të organizojë takime me sipërmarrësit e vegjël dhe do të konsultohet me çdo përfaqësues të biznesit në qendër dhe në rrethe dhe do të krijojë kushte lehtësira në luftën ndaj evazionit fiskal, informalitetit dhe korrupsionit. Pastaj janë dispozitat e hyrjes në fuqi dhe kohëzgjatja. Marrëveshja hynë në fuqi sot dhe zbatimi nis në ditën e parë të qeverisjes së re të dalë nga vota e 25 prillit. Të nderuar përfaqësueses të shoqatës kombëtare të biznesit të vogël dhe të mesëm, prej muajsh dhe vitesh kemi ndarë me ju barrën e papërballueshme të sfidave dhe halleve që u kanë rënë në kurriz. Jemi përpjekur përmes zgjidhjeve që kemi ofruar t’ju japim një horizont shprese në ditët më të errëta për ekonominë shqiptare. Ju dhe mijëra biznese që ju përfaqësoni, kam dhimbjen në zemër për ato dhjetëra, qindra, mijëra që nuk ja dolën, që mbyllën qepenat, që mbyllën aktivitetin, falimentuan, që mbetën me borxhe të papaguara. Shumë prej tyre janë shtyrë në kushtet e depresionit ekstrem ekonomik dhe psikologjik për familjarët e tyre. Kjo është një njollë turpi dhe një krim i pashlyeshëm i qeverisë dhe i kryeministrit në ikje. Por sot dua të jap një mesazh shprese për çdo sipërmarrës të vogël dhe të mesëm, se 25 prilli është një ditë e re për të gjithë shqiptarët e më veçanti për ta se fakti që ju përbëni shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare do të përbëjë për qeverinë tonë detyrimin më madhor për të ngritur këtë ekonomi në këmbë dhe për të nisur marshimin drejt vendeve të reja të punës, drejt mirëqenies dhe drejt punësimit. Se objektivi më madhor i krijimit dhe forcimit të shtresës së mesme për qeverinë time, për qeverinë e shqiptarëve pas 25 prillit do të thotë disa gjëra, por një nga gjërat kryesore do të thotë që biznesi i vogël dhe i mesëm brenda një afati kohor sa më të shkurtër të arrijë në nivelin e të ardhurave minimale mujore prej 1 milion lekë të vjetra në muaj. Kështu do të kemi plotësuar një nga kriteret kryesore të konservatorizmi ekonomik evropian, kështu në do ta kemi biznesin e vogël dhe të mesëm shqiptar krahas profesionistëve shqiptar që po kështu janë shkatërruar nga taksa progresive kriminale e kësaj qeverie. Garanci, do ju kemi garanci jo thjesht për një zgjim kombëtar ekonomik por garanci po kështu për një demokraci ku si njerëz të pavarur financiarisht do të jenë po kështu të pavarur mendërisht dhe shpirtërisht nga qeverisja që është filizi i një shoqërie të vërtetë evropiane. Unë ju falënderoj për besimin që keni investuar dhe ju shpreh se nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa të ishim në krahun tuaj në betejat e mëdha që keni bërë për të drejtat tuaja themelore ndaj edhe njëherë ju them i bindur me mendje dhe me zemër se kjo që bëjmë sot është një shërbim i drejtpërdrejtë vetëm ndaj interesit publik. Nuk është thjeshtë një shërbim ndaj biznesit të vogël dhe të mesëm ndaj qindra e mijërave të vetë punësuarve të familjeve të tyre por është një shërbim ndaj gjithë shoqërisë shqiptare. Sipërmarrja e vogël dhe e mesme e fuqishme do të thotë ekonomi e fuqishme, do të thotë demokraci e fuqishme. Ndaj ju ftoj ta kolaudojmë këtë betejë dhe këtë punë prej shtatë vitesh e gjysmë me 25 prill me angazhimin tuaj masiv për ndryshim me votën masive për ndryshim dhe ju garantoj se zotimet që sot marrim mbi vete dhe që sot nënshkruajmë do të fillojnë të zbatohen prej ditës dhe javës së parë të qeverisë së shqiptarëve që do të dalë nga vota e 25 prillit. Ju faleminderit.
Albert Nasto: Kryetar i Partisë Demokratike por edhe i opozitës Shqiptare, jam shumë i emocionuar që po flas tani. Ndofta nga ditët më të bukura të jetës time por dhe të shoqatës, nga ditët më të bukura të “Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ” sepse më së fundi, po e përsëris, më së fundi ,mbas 30 vitesh demokraci, arritëm që Partia Demokratike me ju në krye, me stafin tuaj të mrekullueshëm, me ekonomistët tuaj të mrekullueshëm për të arritur në këtë program ekonomik, në këtë paketë ekonomike që ju garantoni dhe ne garantojmë së bashku për biznesin e vogël dhe të mesëm, i cili siç e thamë në shifra është kryesori i vetëpunësimeve, i punësimeve dhe i ekonomisë shqiptare. Jam i nderuar, por gjithashtu jam i obliguar, jemi të gjithë të obliguar që ato çka thatë ju që së bashku i kemi përgatitur atë që do firmosim, ka qenë një punë e madhe, punë e lodhshme, punë e ashpër. Me këtë qeveri që kemi sot, që është në ikje por dëmet po ndihen akoma edhe këto ditë. Siç e shikoni, ju keni dalë shumë të gjithë, kandidatët tuaj, ju personalisht zoti Kryetar ose zoti Kryeministër i ardhshëm që e dini shumë më mirë se ne tani se çfarë hallesh, çfarë problemesh, ku është gjendja reale e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, e mijëra e mijërave të punësuarve. Mos harrojmë se janë mbyllur në 8 vite, janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme kryesisht. Mos të harrojmë se në ato ikje masive, shpopullimit të këtij vendi, një pjesë e madhe e atyre që kanë ikur kanë qenë dhe biznese të vogla familjare apo pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme të Shqipërisë. Për ne, kjo nuk ka qenë një qeveri mike që ta shikonte biznesin si partner, për ne, kjo ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ka qenë mikja kryesore e monopolit dhe e oligarkisë. Me këtë qeveri, ta themi të drejtën, të udhëhequr nga zoti Rama nuk ka marrë asgjë parasysh. Që të mbyllen 102 mijë biznese dhe të dalin në rrugë mbi 128 mijë qytetarë që ishin të punësuar në këto biznese për arsye të ndryshme, por më shumë për arsye të kësaj qeverie që na e ka bërë jetën ferr dhe bizneset dhe na ka mbyllur qepenat, ose na ka marrë të ardhmen, të ardhmen, se ne atë kemi, ne bëjmë vetëm biznes, mos harrojmë që ne, shoqata jonë kombëtare nuk kemi bërë pakt që thjeshtë për të përfituar diçka nga ju, nga opozita, ne thjeshtë donim që të arrinim në këtë përfundim që arritëm sot dhe më së fundmi po e them përsëri, arin një i studiuar jashtë si puna juaj dhe me ekspertët që keni shumë të nderuar dhe përgjithësisht të gjithë ata që kandidojnë për partinë demokratike, për ne që i njohim, janë shumë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por dhe të përgatitur që arritëm sot që të bëjmë një paktë për çështje taksash mos harrojmë. Biznesi është shumë i ndjeshëm për çështje taksash, qoftë dhe një lek, qoftë dhe një lek më pak, jo të flasim për shtyllat kryesore, energji, karburant, sigurime shoqërore, gjobat, do flasim për rregullimin e taksave lokale që siç e dini vetë jetojmë në Tiranë dhe e dimë, taksat lokale janë rritur çmendurisht, pavarësisht se kryeministri thotë taksë zero, por ne e dimë në kurrizin tonë shikojmë gjithë këto biznese, çdo familje biznesi e shikon se sa paguan. Taksat lokale dhe në Tiranë dhe në shumë qytete, janë rritur nga dy deri në dhjetë herë. Çmimi i lartë i energjisë, çmimi i lartë i energjisë. Në fakt zoti kryeministër unë do ta nisja me angazhimet që mori zoti Rama përpara se të hynte kryeministër. Na tha do ulet karburanti, energjia etj. dhe në fakt ai sa e mori i rriti, sa e mori i rriti. Kemi shumë për të thënë, kemi shumë për të folur, por mund të them që do jesh kryeministri i ardhshëm i biznesit të vogël dhe të mesëm dhe të falënderojmë nga zemra unë personalisht, por dhe të gjithë anëtarët e shoqatës, por dhe gjithë biznesi që keni qenë bashkë me ne si shoqatë në çdo protestë dhe në çdo të drejtë që na shkel, zakonisht na janë shkelur të gjitha të drejtat dhe jemi në këtë gjendje qё Shqipёria ёshtё njё situatё katastrofë ёshtё nё njё humnerë ekonomike financiare por dhe psikologjike, dhe psikologjike po e them. Themi qё shumë ёshtё folur dhe gjatë 30 viteve ёshtё premtuar dhe ёshtё bёrё. Kjo qё po bёhet sё bashku pёr qeverinë e nesërme ёshtё hera e parё qё ndodh nё Shqipёria, nё Shqipërinë post-komuniste. Dhe unё jam, shoqata jonë do tё garantoj midis qeverisё qё do tё vij dhe biznesit do garantoj kёtё marrëveshje dhe ndofta do garantojmë me 100 pёr 100 kёtё marrëveshje dhe do tu them disa “specialistëve” qё duan tё përfitojnë politikisht qё këto nuk janë këto pika, s’janë tё bëshme sepse i shikojmë edhe nё debat. Këto pika janë plotësisht tё bëshme dhe ne ndoshta sё bashku zoti Basha, tё nderuar koleg por edhe ju tё Opozitës, kandidat pёr deputet, njerëz tё nderuar, qё do tё bёjmё shumë mё shumë pёr biznesin. Do tё jetë njё klimë miqësore sё bashku. Kёtё ja them kolegëve tё mi qё na dëgjojnë. Do ulen taksat dhe do filloj njё epokë e re pёr Shqipërinë dhe pёr shqiptarët dhe pёr biznesin e vogël dhe tё mesëm e nё veçanti sepse kёtё do ta bёj kryeministri i ardhshëm qё na ka mbajtur gjithmonë pranë, ka qenё bashkё me ne, i kemi qarё hallet, i kemi thёnё botërisht nёpёr protesta, gjithçka dhe themi qё kjo qё po ndodh, kjo marrëveshje kaq e mirё, unё thash jam shumë i entuziazmuar sepse nё fund tё fundit tё arrish tё ulёsh taksat, tё vendosësh kolonat kryesore tё taksave pёr energji, karburant, kjo do tё ketë njё impakt dhe efekt financiar shumë përfitues pёr biznesin tё vogël dhe tё mesëm pёr biznesin nё përgjithësi . Dhe nuk dua tё merrem me tё kaluarën dua tё merrem me tё ardhmen sepse kemi shumë pёr tё thёnё. Besimi ynë ёshtё i madh dhe kjo firmosje ёshtё garanci pёr ne por dhe pёr disa skeptik qё këto do bëhen këto gjëra. Ne shprehim atё garancinë tonё karshi z. Basha, kryeministrit tё ardhshëm dhe atij qё do tё ngrejë nё kёmbё ekonominë ndoshta qё ditën e parё e ndoshta qё vitet e para tё qeverisjes qё do tё filloj njё epokë tё re dhe mjaft me demagogji me burgime me terror e me gjoba e tё tjera, tё tjera qё ju e dini vet kurrizi i biznesit i ka hequr. Derisa edhe është dhunuar një biznes për 20 mijë lekë të vjetra, është futur në burg e turpshme mos të marrim kuponin tatimor që zoti Rama e bëri 3 milionë lekë dhe në qoftë se do të gjente prapë një kupon tatimor 3 milionë lekë, se aq nuk është as në Korenë e Veriut. Kemi shumë për të thënë, por jemi shumë të gëzuar, jemi shumë shumë besimplotë se për të gjithë familjet shqiptare që merren me biznes, të vogël dhe të mesëm do ulen shumë kostot e pagesave. Kjo na intereson ne dhe themi që së bashku të jemi jo vetëm në opozitë siç ishim në tetë vite, por së bashku të jemi dhe nesër për të zbatuar këtë plan dhe ndoshta jashtë këtij plani mund të bëjmë edhe siç e kemi thënë shumë, shumë gjëra më të mira. Ju falënderoj. Zoti kryetar të falënderoj përzemërsisht për angazhimin tuaj personal, por edhe angazhimin e gjithë juve që jeni këtu sepse kemi punuar bashkë, por edhe angazhimin e gjithë Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës shqiptare.
Lulzim Basha: Partia Demokratike, unë personalisht kemi një besim të jashtëzakonshëm te biznesi shqiptar, e në veçanti te biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni krenaria e ekonomisë dhe shoqërisë tonë. Ju keni ndërtuar gjithçka vetë, ju keni mbijetuar në kushtet më të vështira krahasuar me çdo vend tjetër të Ballkanit, pa krahasuar me të tjera. Jeni me të vërtetë krenaria jonë, jeni shprehje e forcës dhe e fuqisë së shoqërisë dhe të popullit shqiptar. Tetë vite vështirësish dhe mbijetese kanë kaluar me këtë nënshkrim, por në veçanti me votën e 25 prillit dhe të hapim një kapitull ku kjo shprehje e besimit dhe krenarisë që kemi tek biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar dhe biznesi në tërësi, të përkthehet në mbështetje konkrete për ju. Së bashku ti japim Shqipërisë ekonominë që meriton, vendet e punës që i ka të domosdoshme për të ndalur plagën e emigracionit dhe mirëqenien që e ka plotësisht të mundur. Ju falënderoj dhe njëherë nga zemra dhe ju siguroj besimin e ndërsjellët që nënshkruajmë sot, përbën për ne një zotim të palëkundshëm, të fillojmë ta zbatojmë prej ditës së parë të qeverisjes ta bëjmë të mundshme.