Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, nisin sot nga kryeqyteti fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Lulzim Basha dhe Edi Rama do të zbresin në orën 17:00, njëri në sheshin “Skënderbej” e tjetri në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku do të nisë zyrtarisht beteja për 25 prillin. Mbështetësit ndryshe nga sa ka ndodhur në këto 30 vite, këtë radhë hapjen e fushatës do ta ndjekin nga shtëpia.
Të enjten, zyrtarisht politika shqiptare futet në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Pandemia dhe masat anti-Covid, ka diktuar një sjellje krejt ndryshe politike sa jemi mësuar të shohim në 30 vitet e fundit.
Beteja do të nisë nga Tirana, ku Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur që të organizojnë aktivitetet e çeljes së fushatës, por ketë radhë jo me mitingje por me pjesëmarrje të kontrolluar, duke shfrytëzuar edhe komunikimet online.
Edi Rama dhe Lulzim Basha do të zbresin në shesh në orën 17:00 bashkë me ekipet e tyre, ndërsa mbeshtetësit këtë radhë do ti ndjekin nga shtëpia.
Kryesocialisti do të jetë në sheshin “Skënderbej”, e kryedemokrati në sheshin “Nënë Tereza”.
Duket se kjo do të jetë forca e parë, që dy kampet kryesore politike kundërshtare po demostrojnë, kjo vërehet edhe në faktin se organizatorët janë kujdesur të zgjedhin të njëjtën orë.
Deri më sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19 nuk lejonte grumbullimin e më shumë se 10 personave si dhe lëvizjen apo ushtrimin e aktiviteteve pas orën 20:00.
Të njëjtat masa do të jënë në fuqi edhe për 2 javët e ardhshme.