PD do kërkomë të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në 9 qarqe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Partia Demokratike do t’i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shpallë të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit.

Burimet i thanë Ora News se PD po përgatit dosjen me prova që do i dorëzohet këto ditë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në dosje,  PD do të dorëzojë provat për parregullsitë e zgjedhjeve në  9 qarqe, mes tyre Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Korçë.

Burimet thonë se dosja me prova pritet të dorëzohet në KAS të dielën.

Share This Article