PD do të kërkojë përsëri Vettingun e politikanëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike mësohet se ka bërë gati për të paraqitur Amendamentin Kushtetues për Vettingun e politikanëve.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj raporton se të mërkurën Partia Demokratike do të paraqesë amendament edhe për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore. Këto dy reforma kanë qenë prej javësh në diskursin politik të Partisë Demokratike.

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Socialiste ka kërkuar që të zgjatet afati i “Vettingut” në drejtësi. Për ta bërë këtë i duhen edhe votat e Partisë Demokratike, ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë një akordim mes palëve që të arrihet në një konsensus për të kaluar këto reforma. 

Share This Article