PD hap “foltore“ para kryeministrisë, deputetë dhe qytetarë do të mbajnë fjalime një herë në javë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në orën 18:00 Partia Demokratike do të zhvillojë protestë përpara kryeministrisë.

Krye demokrati Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi se do të vendoset një foltore e cilësuar platformë parlamentare përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të mbajnë fjalimet e tyre.

Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Berisha.

Sipas Kreut të PD qëllimi i protestës është që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debati në politikë të rikthehet. Ai njoftoi se po projektohen edhe protesta të tjera, të cilat do të organizohen në kohën më të përshtatshme.

Share This Article