ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë 2 hours ago
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge 3 hours ago
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1 3 hours ago
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2 3 hours ago
Humbje e rëndë për United te Brentford 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“PD hyn në një periudhë jetike”, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Zgjedhjet e 14 majit, farsa më e shëmtuar në historinë e pluralizmit!

albnews by albnews
4 August, 2023
in Albania
0
“PD hyn në një periudhë jetike”, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Zgjedhjet e 14 majit, farsa më e shëmtuar në historinë e pluralizmit!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“PD hyn në një periudhë jetike”, Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Zgjedhjet e 14 majit, farsa më e shëmtuar në historinë e pluralizmit!

Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, ku pritet të miratohen disa vendime që kanë të bëjnë me analizën për zgjedhjet e 14 majit.

RelatedPosts

Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

Në fjalën e tij në këtë mbledhje, ai tha se Partia Demokratike po hyn tashmë në një periudhë jetike për të, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 14 majit, ishin farsa më e shëmtuar në historinë e pluralizmit.

“Ne me këtë mbledhje, hapim siparin e një etape të re në jetën e PD-së. Dhe në fakt, ne hyjmë në njërat nga periudhat më jetike, më të vështira, të jemi realiste, por edhe më vendimtare për rolin e kësaj partie. Po në këtë sallë muaj më parë, së bashku kemi qenë plotësisht dakord se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët.

Por, kemi qenë njëkohësisht dakord që ne të angazhoheshim me të gjithë potencialin tonë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore 14 maj 2023. U angazhuam publikisht se ne do mbrojmë votën, në kuptimin që ne sigurisht nuk do mbronim me armë votën, por do bënim gjithçka për të konstatuar, për të denoncuar çdo shkelje, çdo abuzim me votën e shqiptarëve.

Gjatë fushatës elektorale ju, shtabet elektorale, kandidatët, kanë bërë një punë shumë të mirë, që krahas shpalosjes së programeve, ata kanë evidentuar me vërtetësi të gjitha problematikat e mëdha të farsës që kaloi. Pas kësaj, një komision i ngritur këtu në qendër, ka kryer një punë të pashoqe, të pashembullt në 32 vite.

Këtu kemi raportin, i cili shkon mbi 600 faqe, do publikohet në dy vëllime, i cili është nisur me pjesë e kapituj në qendrat e specializuara të zgjedhjeve të lira dhe do paraqitet dhe shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para, në të cilat për herë të parë armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, shpalli publikisht si kinezëri Kodin Zgjedhor, asgjësoi çdo mbrojtje që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale.

Së bashku me Kodin Zgjedhor, Edi Rama shkelmoi të gjithë kriteret dhe parimet kushtetuese. Edi Rama vendosi pabarazinë më ekstreme mes subjekteve zgjedhore në farsën elektorale. Ai i mori PD-së vulën dhe logon me një vendim antiligjor dhe ia dha patericës së tij, Brava-Alibeaj.”Sali Berisha

Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë.

Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ.

VENDIMET

1. Nisjen e procesit të konsultimit dhe të analizës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 në të gjitha nivelet e strukturave për çdo degë të PDSH;

2. Procesi do të drejtohet nga Grupet e Punës, përbërja e të cilëve miratohet nga Kryesia e PDSH dhe i komunikohet degës nga Sekretari për Organizimin;

3. Grupi i Punës identifikon, sipas nevojës, edhe persona të tjerë të cilët do ta ndihmojnë atë në plotësimin e kërkesave të Udhëzimit përkatës. Përbërja e Grupit të Punës që do të mbikëqyrë procesin e konsultimit dhe analizës në nivel Qarku dhe dege, përcaktohet në udhëzimin përkatës;

4. Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 do të nisë në datën 20 gusht 2023 e do të mbyllet deri në fund të muajit shtator;

5. Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe ne forme elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar në udhëzim, pranë sekretariatit organizativ;

6. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Sekretari Organizativ, Drejtuesit Politikë të Qarqeve dhe Degët Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kryesia mori  vendimin për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë

27 September, 2025
Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

Brighton befasuan Chelsea-n me fitoren 3-1 në Stamford Bridge

27 September, 2025
Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

Crystal Palace befasoi Liverpoolin me fitore 2-1

27 September, 2025
Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

Atletico shokuese ndaj Realit, fiton 5-2

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result