Albania
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi për PS dhe Kuvendin
Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të konstituuar komisionet parlamentare, me opozitën që pas rezistencës disa ditore ka dorëzuar emrat e saj për drejtuesit dhe nënkryetarët.
Demokratët i dorëzuan emrat e anëtarëve të komisioneve të martën duke iu përgjigjur kështu thirrjeve të vazhdueshme të socialistëve për konstituimin e plotë të Kuvendit.
Seanca e sotme nisi e qetë me demokratët që morën fjalë duke kërkuar përsëritjen e seancës ku u votua qeveria e re, e cila pa debat dhe me tensione u mbyll në vetëm 30 minuta. Deputeti i PD, Belind Këlliçi e cilësoi seancën e 18 shtatorit si njollë turpi për Kuvendin dhe Partinë Socialiste. Ai i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të rregullojë procesverbalin e seancës së kaluar plenare.
“Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale. Ju thoni që do të hedhim procesverbalin për votim dhe sikur qytetarëve t’u tregojmë sikur jemi Kuvend demokratë. Ai procesverbal që doni të votoni, doni të harroni atë seancë që kaloi. Në shkelje të premtimit që dhatë në atë seancë, para se t’i jepnit fjalën zotit Bardhi, ia dhatë fjalën zotit Balla. Që të kalojë seanca e seancave më e rëndësishmja e 4 viteve, vetëm në 25 minuta dhe të dëgjohen vetëm socialistët, kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju. Ai procesverbal nuk tregon të vërtetën, deputetët e opozitës, dhe ju vetë. Ju korrigjoni procesverbalin dhe rregulloheni”, tha Këlliçi.
Ndërkohë, Peleshi u përgjigj duke thënë se “ky nuk është diskutim për përmbajtjen e procesverbalit, apo për të treguar temperaturën e diskursit politik”.
Deputeti tjetër nga radhët e demokratëve, Ivi Kaso kërkoi një ndjesë publike nga socialistët për qytetarët.
“Duhet të bëni një ndjesë publike për qytetarët, sa i takon seancës së kaluar, pasi nuk dihet se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Ministrat apo dhe deputetët tuaj nuk i njohin njeri. E sigurt që pati një të humbur, që ishte interesi i qytetarëve. Ju me sjelljet si vasal, e keni treguar veten”, tha Kaso.
Propozimet e PD për drejtues në komisione:
Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Propozimet e PD për nënkryetarë në komisione:
Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Bledi Himçi – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania22 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK21 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
