PD i reagon Berishës: Bëmë transparencë për shkarkimet, rrëzuam tubimin tënd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike bëri publik emrat e 257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Kryetarit të këtij Këshillit, disa anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor.

Sipas PD-së, transparenca në praninë e mediave, ishte ndryshe nga tubimi i djeshëm. Më tej në reagimin e PD-së, thuhet se kjo transparencë, rrëzon akuzat e pabaza të Sali Berishës për mungesë kuorumi.

“Mediat, përfshi edhe ato pranë zotit Berisha, ishin dëshmitarë të votimit të shumicës absolute të Këshillit Kombëtar kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele në emër të demokratëve.” thuhet në njoftimin e PD-së.

Më herët Berisha tha se Basha mashtroi publikisht dhe e mbushi sallën me punonjës të godinës së PD, pasi nuk u paraqit as 1/3 e anëtarëve.

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Share This Article