PD i reagon Berishës: Sot u mundua të gënjejë shqiptarët për dhunën që pa gjithë bota

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijojnë replikat mes Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Në një deklaratë në faqen zyrtare në Facebook, PD  i përgjigjet Berishës dhe shkruan se ditën e sotme u mundua të gënjejë sërish shqiptarët për dhunën që pa gjithë bota.

Sipas deklaratës së PD-së, prej datës 9 shtator e deri tani Sali Berisha ka gënjyer për hallin e tij personal dhe dosjen e tij “non grata.”

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F326496672698457%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article