PD i regaon Berishës: Po përpiqet të dëmtojë partinë për interesat e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar listën me kandidatët të cilët do të garojnë në Primaret ditën e nesërme në 6 bashkitë e vendit.

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë. PD me anë të një deklarate shkruan se ” emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD.”

Më tej, PD thekson sërish se Berisha po përpiqet të dëmtojë PD-në për interesat e tij.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.”

Share This Article