ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 44 minutes ago
Mijëra persona që përfitojnë nga përfitimet sociale mund të kenë anulim të ndihmës së energjisë 54 minutes ago
Si e spiunon vërtet Kina Mbretërinë e Bashkuar 58 minutes ago
Liberalët holandezë të qendrës barazojnë me populistin Wilders në zgjedhje të ngushta 1 hour ago
Qeveria thotë se personat në varësi të studentëve nga Gaza mund t’u bashkohen atyre në Mbretërinë e Bashkuar 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

PD italiane kërkoi përjashtimin e Ramës nga PSE? Reagon kryeministri: E mohuan vonë deklaratën. Përpjekja jonë është minimumi që Shqipëria mund të bëjë për refugjatët!

albnews by albnews
9 November, 2023
in Albania
0
PD italiane kërkoi përjashtimin e Ramës nga PSE? Reagon kryeministri: E mohuan vonë deklaratën. Përpjekja jonë është minimumi që Shqipëria mund të bëjë për refugjatët!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përhapjes së lajmit se PD italiane kërkoi përjashtimin e Ramës nga Partia Socialiste Europiane.

Në një reagim në “X”, kryeministri shkruan se sipas tij, PD italiane e përgënjeshtroi lajmin, por janë shprehur se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha pikat.

RelatedPosts

Pretendoi se ishte babai i 8 fëmijëve shqiptar, dënohet me 6 vite burg për mashtrim 28-vjeçari në Britani

“Gjithçka nisi për pjatën e proshutës, më pas…”/ Dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare thekson se përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, sipas tij, “nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë”!

Reagimi i Ramës

Në gazeta u përhap lajmi se miqtë e PD-së italiane donin të më përjashtonin nga Partia Socialiste Europiane dhe më pas ata vetë e mohuan me njëfarë vonese, por duke nënvizuar se marrëveshja që bëri Shqipëria me qeverinë italiane është e gabuar në të gjitha pikat.

Pikërisht të njëjtën gjë thonë shumë PD-të e së djathtës shqiptare që po luftojnë për të drejtën e të njëjtit emër pas ndarjeve të mëvonshme.

Sigurisht që do të më mungojë aftësia për të parë këndvështrimet e shumta të të gjitha këtyre PD-ve, por në respekt të plotë të PD-së italiane do të doja të përsërisja këndvështrimin tim të vetëm: Përpjekja për të ndihmuar Italinë në këtë situatë, ku askush në Evropë nuk e bwn, duket se ka një zgjidhje që mund të ndahet nga të gjithë, ndoshta nuk është më e mira, por sigurisht është minimumi që Shqipëria duhet dhe mund të bëjë!

Nëse kjo nuk është në të majtë në Itali, s’ka rëndësi, duket se nuk është as në të djathtë në Shqipëri. Ndoshta është thjesht e drejtë.

(Më vjen keq që nuk mund të takohem me miqtë e mi italianë në Samitin e PSE në Malaga, sepse jam në Forumin e Paqes në Paris, por shpresoj që diskutimi mbi çështjen gjithnjë e më të mprehtë të emigracionit do të nxjerrë në pah përgjigje e mirë, konkrete dhe e përbashkët që ‘Evropa e pret prej shumë vitesh tani)

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

30 October, 2025
Mijëra persona që përfitojnë nga përfitimet sociale mund të kenë anulim të ndihmës së energjisë

Mijëra persona që përfitojnë nga përfitimet sociale mund të kenë anulim të ndihmës së energjisë

30 October, 2025
Si e spiunon vërtet Kina Mbretërinë e Bashkuar

Si e spiunon vërtet Kina Mbretërinë e Bashkuar

30 October, 2025
Liberalët holandezë të qendrës barazojnë me populistin Wilders në zgjedhje të ngushta

Liberalët holandezë të qendrës barazojnë me populistin Wilders në zgjedhje të ngushta

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result