Albania
PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama, akuzohet për shitblerje votash
Këtë të hënë Partia Demokratike ka kallzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe disa të tjerë, që sipas tyre janë bashkëpuntor në aferën korruptive të shitblerjes së votave.
Deklarata e plotë:
Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Në krye të kësaj skeme të manipulimit kriminal të zgjedhjeve që po denoncojmë sot qëndron personalisht Edi Rama dhe pjesë e saj janë Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj, Frrok Gjini kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër dhe vëllezërit Ilir e Basri Babaj/Baba.
Basri Babaj/Baba që qarkullonte me makinë të blinduar në Laç, Vau Dejës është ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Ibrahimaj ditën e mërkurë, 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Na makinë janë gjetur, në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore dhe lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.
Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste.
Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.
SPAK është në provë edhe për këtë operacion kriminal të blerjes dhe tjetërsimit të votës, për shkrirjen e shtetit me Partinë Socialiste dhe për nënshtrimin e policisë përpara krimit të organizuar.
Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Albania
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë
Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.
“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.
Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.
Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.
Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi.
Albania
Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.
Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.
Postimi i Berishës:
Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.
Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.
Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
-
Albania8 hours agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK7 hours agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports7 hours agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania8 hours agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania24 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
Albania24 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
