ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve 5 minutes ago
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt 8 minutes ago
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë 9 minutes ago
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida 11 minutes ago
Putin viziton Indinë pas 4 vitesh – Takim vendimtar mes tensioneve të Nju Delhit me SHBA-në dhe lidhjeve me Rusinë 12 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, Peleshi e refuzon: Çështja është në Kushtetuese!

albnews by albnews
4 December, 2025
in Show - Biz
0
PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, Peleshi e refuzon: Çështja është në Kushtetuese!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Që në nisje të seancës PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për Ballukun, të cilën Peleshi nuk e pranoi. Kryepalrmaentari tha se çështja është në Gjykatën Kushtetuese. Sipas argumentit të Peleshit, objekti i kërkesës për interpelancë është në Gjykatë Kushtetuese.

RelatedPosts

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike 

“Mediat nuk kanë treguar të vërtetën!” Postimi i papritur i Ahmed Kalasë

Furnizoi me ketaminë aktorin Matthew Perry, mjeku dënohet me 30 muaj burg

Në nisje të seancës, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, i cili paraqet performancën e institucionit dhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve.

Më pas, Kuvendi do të kalojë në shqyrtimin e projektligjeve mes të cilave janë edhe 3 projektligje që lidhen me financimin e projekteve hekurudhore në vend.

Kuvendi do të diskutojë edhe disa projektligje që lidhen me sektorin energjetik.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektligjin që fuqizon rolin mbikëqyrës të Kuvendit në procesin e integrimit, si dhe projektligjin që përmirëson funksionimin dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në rend të ditës sot janë edhe tre projektvendime, mes të cilave edhe zgjedhja e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për të cilin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kushtet ligjore.

Pritet që gjatë seancës së sotme të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Seanca plenare do të fillojë në orën 10:00, ndërsa Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.12.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti i veprimtarisë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.

4. Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të

5. 6. 7. Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

9. Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

10. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë’””.

11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.

12. Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.

13. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 14. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.

15. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”

16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”.

17. Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.

18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

19. Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

20. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

Musk ndaloi manipulimin e votave – Trump pretendon se kompjuterët e “Dominion” në Serbi u bllokuan para zgjedhjeve

4 December, 2025
Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

Maduro konfirmon bisedën me Trump: Presidenti amerikan u tregua shumë i përzemërt

4 December, 2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari, sekuestrohen paratë

4 December, 2025
Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

Bisedimet pa rezultat në Moskë, negociatorët e Ukrainës dhe SHBA-së takohen në Florida

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result