Pas komisionit për aferën e incineratorëve, Partia Demokratike kërkon të vërë në lëvizje Kuvendin me ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, kësaj herë për skandalin me publikimin e të dhënave sensitive të qytetarëve.
Endri Hasa, njohës i mirë i kësaj fushe në një intervistë për Rtv Ora me gazetarin Everest Dedaj thotë se kjo çështje kërkon një hetim të thellë.
Hasa: Ne kemi kërkuar hetimin e çështjes, kemi kërkuar një komision parlamentar që ka tagrin sot ligjor të hetojë dhe çdo gjetje dhe hetim që do të bëhet dhe nga komisoni parlamentar, do ti referohet organeve përkatëse që të ndiqen penalisht përgjegjësit. Nuk duhet që hetimet të jenë të cekëta. Këtu nuk është përgjegjësi e dikujt. Duhet të gjejmë dhe kush po i nxjerr dhe si po dalin sot. Mendoj se është një luftë e brendshme e partisë në pushtet me njëri-tjetrin që rrodhën këto gjëra siç i rodhën në prill të dhënat e sistemit të partisë, sot po i rrjedhin dhe disa ekstrakte dhe shpresoj shumë të mos ketë të dhëna të tjera që do të dalin.
Politikisht thuhet po bëhet se ka rënë shteti, faktikisht për jetën e qytetarëve është e rrezikshme. Një qeveri e papërgjergjshme sot, një qeveri që i dalin të dhënat sheshit ka bërë ligj për të marrë akses në të dhënat e të gjithë llogarive bankare të shqiptarëve. Po ja varim mëlçitë ujkut në qafë. Po i japim akses dhe te një kala e fundit që nuk ishte automatike por mund ti kërkonte prokuroria, organet ligjzbatuese në momente që kishin nevojë. Kurse sot aksesi automatik me ligj po bëhen sisteme për ta pasur prapë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
U fol për një privatizim të AKSH-it në kulmin e skandalit por që më pas qeveria e hodhi poshtë. Vetë Hasa sqaron se çfarë konkretikisht parashikon drafti që është hedhur për diskutim.
Hasa: Ka një draft në diskutim publik i cili parashikon ndër të tjera kthimin e Agjencisë Komnbëtare te Shoqërisë së Informacionit jo më me këtë emër por shkrirjen e disa institucioneve në një entitet shoqëri aksionere.
Dua ta bëj dallimin mes kësaj që garanton se shumica i ngelet shtetit dhe pjesës që mund të marrë pjesë privati. Shqetësuese është shkrirja e disa institucioneve.Nuk do kishte më kontroll dhe përgjegjshmëri.Çdo gjë shkrihet se Edi Rama nuk do të merret me shumë, do të ketë 3-4 veta që i përgjigjen çdo ditë dhe i thonë po shef.