PD kërkon ndërprerjen e financimeve për inceneratorët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku kërkoi sot ndërprerjen e financimeve për inceneratorët.

“Kryeministri Rama u shpreh në fund të vitit bashkë me ministren Balluku se nuk mund të ndërpresin pagesat për inceneratorin e Fierit pasi sipas tyre çështjen e inceneratorit të Fierit do ta çojë në Arbitrazh. Grupi i strukturuar kriminal me në krye Ramën kanë menduar me djallëzi që të përfshijnë në kontratën e tyre me inceneratorin e Fierit nenin që kjo marrëveshje do të çohet në Arbitrazh”, u shpreh Tabaku.

Mirëpo, sipas saj, duke iu referuar të dhënave dhe dokumenteve rezulton që Avokatura e Shtetit kur ka shprehur mendimin e saj në lidhje me kontratën në fjalë i ka sugjeruar ministrit Koka (por edhe qeverisë) që të ndryshojë pikën në lidhje me gjykatën e Arbitrazhit.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka shprehur gjithashtu mendimin e tij në raportin auditues se ministria e Mjedisit (asokohe ministër Blendi Klosi) duhet të amendonin këtë nen të kontratës pasi ishte e palogjikshme dhe e pafavorshme. Por grupi strukturuar kriminal me në krye Ramën refuzoi që të amendonte këtë pikë të kontratës. Letra me sugjerime i është dërguar tre ministrave, kryetarit të Kuvendit dhe ish-drejtorit të AKM. Të gjithë këto instanca dje heshtën duke refuzuar ndryshimet”, tha Tabaku.

Share This Article