PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar të shtunën, lidhur me Projektbuxhetin e Shtetit 2026, duke e quajtur atë të shkëputur nga realiteti ekonomik që përballojnë familjet shqiptare.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se rritja ekonomike e pretenduar nga Qeveria bazohet vetëm në dy sektorë dhe nuk reflektohet në mirëqenien e qytetarëve.

“Qeveria pranoi rritjen e çmimeve. Që rritja e çmimeve e produkteve të paktën e atyre të domosdoshme të shportës nga 30% deri në 60%, është bërë barrë e rëndë për qytetarët dhe familjet shqiptare,” deklaroi Tabaku.

Pagat dhe pensionet

Kritika kryesore e deputetes së PD-së ishte mungesa e mbështetjes reale financiare për kategoritë e ndryshme.

Për pagat dhe pensionet, Tabaku u shpreh se rritja e premtimeve qeveritare për paga ishte “çikërrima”, ndërsa rritja e pensioneve “nuk ka absolutisht asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë sot familjet shqiptare.”

Lidhur me shpenzimet e jetesës, ajo theksoi se familjet shqiptare detyrohen të shpenzojnë deri në 40% të buxhetit të tyre vetëm për shpenzimet bazë të jetesës.

Ekonomia e kapur

Më tej, Tabaku vuri në dukje se modeli ekonomik aktual nuk po funksionon për shumicën e popullsisë.

“Sot ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën,” tha deputetja, duke shtuar se rritja ekonomike e përqendruar në dy sektorë nuk reflektohet as në xhepat e qytetarëve, as në buxhetin e propozuar.

Në përfundim, Jorida Tabaku bëri thirrje për ndryshimin e këtij modeli, duke kërkuar që ekonomia të fillojë të punojë për shumicën e qytetarëve.

Share This Article