ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme 11 hours ago
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur 12 hours ago
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani 13 hours ago
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen 13 hours ago
Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD: Ministrja Gjonaj abuzoi me paratë e shqiptarëve, Rama duhet ta kishte shkarkuar

albnews by albnews
26 August, 2019
in Albania
0
PD: Ministrja Gjonaj abuzoi me paratë e shqiptarëve, Rama duhet ta kishte shkarkuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin se po mbështet ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pavarësisht se ajo u kap duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Sipas Orjala Pampurit,  Edi Rama hesht në lidhje me këtë skandal, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve nga ministrja e tij nëpër hotele luksoze, është standardi i qeverisjes së tij. “Morali për të vjedhur bashkë, arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj, që u kap me fakte duke abuzuar me paratë e shqiptarëve”, thotë Pampuri në një deklaratë për mediet.

RelatedPosts

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te secili prej jesh

Qeveria britanike heq dorë nga fushata ‘Britania është e keqe’ për shqiptarët/ Dështim i shtrenjtë që turpëroi vetë vendin!

Deklarata e Orjola Pampurit

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.

Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk është  e vetme.

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të jetuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Morali për të vjedhur bashkë dhe në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

Londra mund të paralizohet plotësisht javën e ardhshme

5 September, 2025
Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

5 September, 2025
Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

Paralelet mes Macron dhe Starmer, krizat politike që shkaktojnë tronditje në Francë dhe Britani

5 September, 2025
Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

Krizë qeveritare në Londër. Nuk pagoi taksat, zëvendëskryeministrja jep dorëheqjen

5 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result