PD miraton propozimet e Bashës, rrëzon ato të Kadillit e Harxhit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Statutor të Partisë Demokratike.

Mësohet se Komisioni ka miratuar propozimet e Kryetarit Lulzim Basha, për disa ndryshimet në statutin e PD, që synojnë demokratizimin dhe forcimin e mëtejshëm të partisë.

Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati për rreth 2 orë, komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edit Harxhit.

Ndërkohë, anëtari i Komisionit të Përhershëm Statutor, Enno Bozd, në një deklaratë për mediat tha se propozimet e Kadillit ishin për rikonceptim të PD, por që ai mendon se duhet të kishin kaluar që partia të ishte në përmirësim të vazhdueshëm.

“Në dijeni time propozimet e Bashës kaluan të gjitha. Propozimet ndahen në dy grupe ato që rregullojnë statutin aktual dhe që janë të vlefshme për një harmonizim më të mirë ku janë krijuar problemet dhe propozime e Fatbardh Kadillit që e rikonceptojnë PD, të gjitha këto propozime janë  politike dhe të gjitha duhet t’i kalonin kryesisë. Unë mendoj se të gjitha propozimet politike kanë vlerë dhe nuk mund të hiqet nga tavolina”, tha Bozdo.

Share This Article