PD nis fazën e dytët të filtrimit të kandidatëve për deputetë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga rreth 1 mijë emra që janë aktulisht, Partia Demokraike do të dërgojë për konsultim në bazë vetëm rreth 300 emra. Në selinë blu, ka nisur faza e dytë e filtrimit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie, e cila do të zgjasë deri në 15 shtator.

Partia Demoaktike ka nisur fazën e dyte të filtirimit të kandidtave për deputet dhe kryetarë bashkie, ku në fund të procesit nga rreth 1 mijë emra që jan aktualisht, bazës pritet t’i kalojnë vfetëm 300.  Kandidatët, në fazën e dytë do të vlerësohen krysisht mbi formularët e vetedeklarimit që kan plotësuar, ndërsa shumë prej tyre mund edhe të intervistohen nga komsioni.

‘’Kriteret kryesore që do merren nga përmbushja e formularit, të gjithë pikave që përmban por edhe informacione që anëtarët e komisionit e shohin të nevojshme për të pyetur qoftë vetë kandidaturat, apo strukturat e PD.”

Në seline blu, vazhdon dorëzimi i formularëve të vetëdeklraimit, ndërsa komsioni ka nisur punën  me ato dosje që tashmë janë gati.

‘’Do shikojmë listat të anëtarëve që vijnë nga qarqet.”

Anëtarja e komsionit Enriketa Papa, tha se kushdo që deklaron publikisht se nuk do të jetë pjesë e procesit, e këtu ju referua Jozefina Topallit, do të përjashtohen nga vlerësimi.

‘’Jo vetëm zonja Topalli por të gjithë ata persona që kanë deklaruar se nuk duan të jenë pjesë e listave të ardhshme, s’kanëpër të qenë pjesë e shqyrtimit.”

Faza e dytë e filtrimit të kandidatëve përfundon në 15 shtator,ndërsa emrat do të konsultohen në bazë deri në 31 tetor./Ora news/

Share This Article