PD njofton protestën e radhës të martën, Berisha takim me drejtuesit e qarqeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim online me drejtuesit e qarqeve të PD-së pasditen e sotme në orën 18:00. Mësohet se fokus i takimit do të jetë protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike ditën e martë, më 26 nëntor.

Berisha njoftoi në një konferencë për shtyp ditën e djeshme protestën e radhës duke u bërë thirrje të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

Share This Article