Në takim me mësues dhe përfaqësues të arsimit në Kamëz, drejtuesi politik, Flamur Noka, diskutoi rreth çështjeve dhe problematikave më shqetësuese të arsimit, jo vetëm në zonën e Kamzës, por në të gjithë vendin.
Duke vlerësuar kontributin e çmuar të mësuesve, Noka u shpreh se sot, për fat të keq, Shqipëria po përballet me një arsim të shkatërruar.
“Asnjë investim, asnjë kontribut, qoftë tek ju si arsimtarë për t’ju ndihmuar në punën tuaj, qoftë edhe në rritjen e pagave dhe të pensioneve”, tha ai.
Po ashtu, Noka shtoi se “arsimi, jo vetëm në Kamëz, por kudo është në gjendje të mjerueshme. Reforma jonë në arsim do të bazohet në disa pika kryesore”.
“Do të rrisim pagat për të gjithë mësuesit.Në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të ketë rrogë mësuesi nën 700 euro. Ky është një zotim i studiuar dhe me Lulzim Bashën kryeministër, do të bëhet realitet. Ne do të bëjmë gjithçka që dinjiteti i mësuesit të mos nëpërkëmbet, siç ka ndodhur në këta 8 vjet.Do të bëjmë gjithçka që kushtet e mësimdhënies të jenë optimale” – vijoi Noka.