PD: Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka vazhduar të denoncojë me shifra ditën e sotme atë që e quan skandal me blerjen dhe shitjen e energjisë. Sekretari i grupit parlamentar të PD Arbi Agalliu tha sot se në tenderin e parë nga qeveria janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milionë euro.

“Pra, 4 milionë euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milionë euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër. Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milionë euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milionë euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit”, tha Agalliu.

Sipas PD, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i kësaj qeverie, aferat në këto tendera.

Afera Oshee
Share This Article